Adriano: Interi shkon me kokën lart në Stamboll

Futboll

Adriano: Interi shkon me kokën lart në Stamboll

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:38
Adriano

“Perandori” Adriano beson se zikaltrit do të arrijnë në finalen e Championsit dhe se mund të mposhtin këdo në finale. Ish-sulmuesi zikaltër zbuloi se i ndjek gjithmonë ndeshjet e ekipit dhe se e ka festuar fitoren ndaj Milanit.

“Nuk i humbas ndeshjet e Interit, është një dashuri që do të më qëndrojë përgjithmonë.

Kam festuar fitoren ndaj Milanit, më ka bërë përshtypje qasja ndaj ndeshjes dhe rezultati.

Asgjë nuk është vendosur, por shpresoj të arrij finale.

Interi mund të mposhtë këdo. Ne duhet të shkojmë në Stamboll me kokat lart dhe pa frikë, pavarësisht një kundërshtari të fortë”, tha braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat