Ancelotti: Nuk mund ta zbuloj formacionin

Futboll

Ancelotti: Nuk mund ta zbuloj formacionin

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:40
Ancelotti

Real Madrid pret Getafen në “Santiago Bernabeu” të shtunën në mbrëmje (21:00).

“Los Blancos” e kanë mendjen te dueli i kthimit ndaj Manchester City, që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në “Etihad”.

Trajneri Carlo Ancelotti pranon se do të bëjë rotacion në skuadër, për të luajtur shumë nga titullarët për “finalen” ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

“Dua t’i ruaj lojtarët që janë lodhur, por ata që janë mirë fizikisht do të zbresin në fushë.

Një gjë ta keni të sigurt: Reali do të jetë konkurrues ndaj Getafes.

Formacioni? Nuk mund ta zbuloj formacionin, pasi nuk dua t’i jap avantazh mikut tim Jose Bordalas (trajneri i Getafes)”, theksoi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat