Eto'o: Gjithçka mund të ndodhë në finalen e Championsit

Futboll

Eto'o: Gjithçka mund të ndodhë në finalen e Championsit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 20:52
Eto'o

Ish-sulmuesi Samuel Eto'0 në fjalimin e tij në “Javën e Futbollit në Milano” foli për duelin Milan-Inter si dhe për finalen në Stamboll.

Ai gjithashtu rikujtoi triumfin ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e 2010-ës duke u shprehur se gjithçka mund të ndodhë në futboll.

“Shpresoj që Interi të shkojë në Stamboll, por nuk duhet të harrojnë se është vetëm një ndeshje ku duhet të japin gjithçka për të fituar.

Më kujtohet ndeshja kundër Barcelonës në 2010-ën, të vetmit që besuam që mund t’ja dilnim ishim unë dhe Murinjo. Mendoj se përballja me Realin ose Sitin mund të jetë një motivim i mëtejshëm. Çdo gjë mund të ndodhë në finale.”

Si ishte ndeshja ndaj Milanit?

“Shumë pozitive për ne. Një 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, imagjinoni sa të kënaqur mund të jemi.”

Cili ishte sekreti i së mërkurës?

“Interi hyri në lojë me mentalitetin e duhur, Milanit iu desh më shumë, edhe nëse do të luante një pjesë të dytë më të mirë. Ajo që shpresoj është që Interi të luajë të martën me të njëjtin intensitet si 45 minutat e para e të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat