Vdes sportisti i njohur në Kosovë

Futboll

Vdes sportisti i njohur në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:13
Fehmi Podvorica

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur Fehmi Podvorica.

Podvorica ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pas treva e Llapit, i cili për shumë vite ka luajtur me sukses për KF Llapin madje edhe në kohën e gjeneratës së sakrificës dhe për disa ekipe tjera të Kosovës.

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, i shpreh ngushëllime familjes Podvorica dhe komunitetit të futbollit dhe në përgjithësi sportiv në Kosovë e në Diasporë.   

“Iku nga jeta edhe një ikonë e futbollit të Kosovës - Fehmi Podvorica 

Sot, në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë Fehmi Podvorica - Rista. Fehmiu ishte një ikonë e futbollit të Kosovës duke luajtur për disa skuadra të mëdha të Kosovës si Llapi i Podujevës, Ramiz Sadiku i Prishtinë e Cërvena  Zvezda e Gjilanit, kurse në Gjermani ai luajti për disa klube gjermane e shqiptare, si FC Kosova München dhe për ta mbyllë karrierën si futbollist aktiv në KF Atdheu në Augsburg, ku ishte edhe trajner i këtij klubi e më pastaj edhe kryetar i KF Atdheu.

Fehmiu gjendej kudo ku zhvillohej futbolli. Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv ai ndihmonte kudo të rinjtë dhe ishte pjesë e FFSHGJ-së duke u inkuadruar në ekipin e veteranëve.

Me vdekjen e Fehmi Podvoricës, futbolli shqiptar i Kosovës humbi një ish-futbollist të talentuar e një dashamir të madh të lojës së futbollit. Klubet dhe organizatat futbollistike ku Fehmi ishte aktiv humben një anëtar të tyre, një shok e mik të çmueshëm.

Kujtimet për Fehmi Podvoricën do të na mbesin gjithmonë të freskëta tek të gjithë ata që e njohën, pasi që ai ishte gjithmonë plot humor dhe ndejat e sportistëve në Gjermani kishin hijeshi kur në atë mes gjendej Fehtmi Podvorica.

Me këtë rast Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) shpreh dhembjen për ndarjen nga jeta të anëtarit të saj dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë (bashkëshortes dhe vajazave), familjes së gjërë Podvorica dhe miqëve e shokëve të shumtë që kishte Fehmiu.

Shpirti i tij pushoftë në parajsë”, shpreh ngushëllime Kryesia e FFSHGJ Ruzhdi Statovci, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat