Bayern bën gati “planet”

Futboll

Bayern bën gati “planet”

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:48
Bayern

Bayern bën gati “planet”!

“Bavarezët” e Bayern Munich kanë kaluar një sezon plot ulje-ngritje, duke filluar që nga shkarkimi i teknikut Julian Nagelsmann e deri te eleminimi turpërues në Champions League, nga “qytetarët” e Manchester City.

Mirëpo, me sezoni aktual në prag të përfundimit, “bavarezët” kanë filluar planet për merkaton e verës, e cila nuk ndryshe nga ç’pritej nuk do të bëjë një “revolucion” te kampionët e Gjermanisë edhe pse disa lojtarë do të jenë në shitje.

Sipas mediave gjermane, Bayern do ta ketë fokusin sërish në gjetjen e një sulmuesi që mund të “mbushë” vendin e lënë bosh nga “bomberi” polak, Robert Lewandowski, si dhe një mesfushor me tipare mbrojtëse, i cili pritet të japë më shumë siguri në prapavijën e skuadrës së Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat