Negociatat shtyhen për në verë

Futboll

Negociatat shtyhen për në verë

Më: 13 maj 2023 Në ora: 16:03
Simone Inzaghi

Pak javë më parë të gjithë ishin kundër Simone Inzaghit dhe kërkonin shkarkimin e tij nga Interi.

Megjithatë trajneri nga Piacenza ia doli të kthejë situatën në favor të tij dhe kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi i sezonit, zikaltrit kanë prenotuar finalen e Kupës së Italisë, janë një hap larg finales së Championsit dhe kanë në dorën e tyre fatin për një vend në zonën Champions të renditjes në Serinë A.

Tani situata për trajnerin Inzaghi ka ndryshuar totalisht, pasi te Interi duket se kanë hequr dorë nga opsioni për të ndërprerë bashkëpunimin dhe madje klube të tjera kanë shfaqur interes për të.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Tottenhami ka bërë sondazhe për mundësinë e firmës me Simone Inzaghin për sezonin e ardhshëm, megjithatë vetë trajneri ka kërkuar të përqendrohet maksimalisht te faza finale e sezonit.

Interi ka të sigurta edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit, të cilat bëhen 7 nëse siguron finalen e Championsit dhe Inzaghi kërkon padyshim të lërë gjurmë, duke sjellë të tjerë trofe për zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat