Të dielën Shkëndijës së Haraçinës i dorëzohet trofeu i kampionit

Futboll

Të dielën Shkëndijës së Haraçinës i dorëzohet trofeu i kampionit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:33
Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës disa javë më parë ka siguruar titullin e kampionit në Ligën komunale të Gazi Babës së Shkupit për edicionin 2022/23.

Ndeshjen e fundit të kampionatit, haraçinasit e zhvillojnë në Hasanbeg ndaj “Inxhikovës”, e fundit në tabelë, të dielën me fillim prej orës 10:00.

Para ndeshjes pritet të bëhet dorëzimi i trofeut të kampionit për kuqezinjtë e Haraçinës nga ana e zyrtarëve të LKF të Gazi Babës.

KF Shkëndija pritet të organizojë festë të madhe së bashku me “Çlirimtarët”.

Pas kësaj ndeshje Shkëndija do të përgatitet për ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Tretë-Veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat