Fushë Kosova rikthehet në elitë, feston titullin e kampionit në Ligën e Parë – Grupi B 

Futboll

Fushë Kosova rikthehet në elitë, feston titullin e kampionit në Ligën e Parë – Grupi B 

Më: 13 maj 2023 Në ora: 19:55
Fushë Kosova

KF Fushë Kosova është anëtare e re e Albi Mall Superligës.

Barazimi 2:2 në ndeshjen e javës së 26-të në shtëpi kundër Ramiz Sadikut i ka mjaftuar kësaj skuadre që ta festojë titullin e kampionit në Grupin B të Viva Fresh Ligës së Parë, një javë para përfundimit të edicionit, pasi ka ruajtur epërsinë e paarritshme ndaj skuadrës së dytë në renditje, Ulpianës.

Në ceremoninë e e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit i pranishëm ishte edhe presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetarin e LRF të Prishtinës, Ismajl Ajeti. Drejtuesit e FFK-së përgëzuan futbollistët dhe stafin e Fushë Kosovës për këtë arritje dhe i inkurajuan ata që të bëjnë organizim edhe më të mirë për edicionin e ri në nivelin elitar.

Do theksuar se Fushë Kosova rikthehet në Superligë pas thuajse një dekade, kurse festa për këtë sukses ishte e jashtëzakonshme, e ku nuk munguan as lotët e gëzimit, duke pasur parasysh se edha rrjedha e lojës ishte mjaft interesante. Në fakt, pjesën e pare Fushë Kosova e mbylli në epërsi 1:0, por më pas Ramiz Sadiku u rikthye me dy gola.

Megjithatë, dhjetë minuta para mbylljes së takimit Fushë Kosova e barazoi rezultatin, me ç’rast filloi festa e madhe e tifozëve “Pampurat”. Ndërkohë, në Grupin A, kampioni do të vendoset në ndeshjet e javës së fundit, e në garë për titull dhe inkuadrim në elitë janë Feronikeli ’74 dhe Liria/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat