Derbi i Anamoravës

Futboll

Derbi i Anamoravës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:53
Pamje nga një ndeshje

Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin tonë mes Gjilani dhe Dritës.

Dy skuadrat e qytetit Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, stadium që nuk i plotëson kushtet për të pasur numër të madh të tifozëve.

Ndeshja e sotme është e 45-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

Ky duel do të vendos shumë për fatin e dy skuadrave, pasi Gjilani po kërkon daljen në Evropë nga vendi i tretë, derisa Drita synon ta rikthejë titullin e kampionit pas dy viteve.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 16 fitore, 15 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 12 fitore ka Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat