Ndërpritet ndeshja e Ajaxitt

Futboll

Ndërpritet ndeshja e Ajaxitt

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga incidenti

Ndeshja mes Groningen dhe Ajax për javën e 32 të kampionatit holandez është ndërprerë vetëm 9 minuta pasi ka nisur.

Tymueset e hedhura në fushë dhe tifozët që kanë hyrë duke u zënë, kanë bërë që arbitri t’i drejtonte skuadrat për në dhomat e zhveshjes.

Skuadra e Groningen kishte rënë nga kategoria vetëm një javë më parë dhe tifozeria ishte betuar se diçka e tillë nuk duhej të ndodhte kështu që ata nuk do t’ia falnin këtë.

Pas disa minutash ndërprerje, gjyqtari e rinisi takimin por sërish ishte e pamundur që të luhej.

Në kushte të tilla, skuadrat u larguan përfundimisht nga fusha dhe tashmë janë organet kompetente ato që do të marrin vendim për fatin e ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat