Shkëndija e Haraçinës kampione, me spektakël e përfundon sezonin!

Futboll

Shkëndija e Haraçinës kampione, me spektakël e përfundon sezonin!

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:15
Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës e fitoi titullin kampion në Ligën komunale futbollistike të Gazi Babës, pas një sezoni të shkëlqyer të zhvilluar.
Haraçinasit me spektakël e përfunduan sezonin futbollistik, pa asnjë humbeje dhe barazim.

Gëzimi në Hasanbeg ishte i madh për këtë arritje, kjo për shkak se titulli kampion i mundëson balotazhin për ngjitje në një rang më të lart garash.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, Shkëndija regjistroi fitore të thellë, duke e mundur me shifrat 4:1 Inxhikovo-n.

Golat i shënuan: Artan Azemi, Shkëlqim Ajdari, Jasir Beqiri dhe Ismail Abdullahu.

Pas përfundimit të ndeshjes, zyrtari i LFK Gazi Babë, Shirilov së bashku me kryetarin e komunës së Haracinës, Ridvan Ibraimi ia dorëzuan trofeun e kampionit kapitenit të Shkëndijës, Senad Saliut, shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut, "Open-TV". Më pas shpërtheu festa në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg, duke brohoritur: Shkëndija kampione….!

Shkëndija pas disa ditësh do të mësoj kundështarin e ardhshëm për ndeshjen e balotazhit, dhe ku fituesi do të promovohet në Ligën e Tretë-grupi Veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat