Feyenoord matematikisht kampion i Holandës

Futboll

Feyenoord matematikisht kampion i Holandës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:45
Feyenoord

Skuadra e Feyenoord është matematikisht kampion i sezonit 2022-2023 të Eredivisie.

Pas fitores 3-0 ndaj G.A. Eagles këtë të dielë, Feyenoord siguroi titullin e 16-të kampion të elitës së futbollit holandez.

Sfida e luajtur në “De Kuip” u dominua e gjitha nga vendasit, që mundën të merrnin avantazhin në minutën e 15’ me Idrissi që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhënë nga Wieffer.

Ndërsa vetëm tre minuta më pas ishte Gimenez ai i cili do të gjente golin dhe do i jepte siguri ekipit të Feyenoord.

Edhe fraksioni i dytë foli për ekipin e Arne Slot, që në minutën e 54’ gjeti golin e tretë. Igor Paixao i asistuar nga Wieffer do të mbyllte llogaritë e kësaj sfide, por edhe të vuloste matematikisht titullin kampion.

Pas javës së 32-të të Eredivisie, Feyenoord siguron titullin dy javë përpara mbylljes së kampionatit me 79 pikë, teksa G.A.Eagles renditet në vend të 11-të me 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat