Marseille përmbys Angers në “Velodrome”

Futboll

Marseille përmbys Angers në “Velodrome”

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:40
Marseille

Marseille fiton me përmbysje me rezultatin 3:1 ndaj Angers të vendit të fundit, në takimin e javës së 35-të të Ligue 1.

Ishin vendasit ata që diktuan ritmin e të gjithë sfidës, megjithatë rezultati u zhbllokua nga miqtë, me Sima që realizoi në minutën e 28’.

Avantazhi i Angers zgjati deri në minutën e 34’, pasi Sanchez i asistuar nga Clauss barazoi për Marseille dhe bëri që pjesa e parë e takimit të mbyllej me rezultatin 1-1.

Ndërsa sa i përket fraksionit të dytë, vetëm tre minuta pas nisjes së kësaj pjese, Payet përmbysi gjithçka, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 48’.

Marseille nuk u mjaftua me aq, me Veretout i cili realizoi golin e tretë për vendasit, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke vulosur rezultatin e kësaj përballjeje.

Pas javës së 35-të të Ligue 1, Marseille renditet në vend të tretë me 73 pikë, teksa Angers renditet në vend të fundit me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat