​Maldini dhe Pioli do ta pësojnë nëse Milani nuk përfundon në top katërshen e Serie-A

Futboll

​Maldini dhe Pioli do ta pësojnë nëse Milani nuk përfundon në top katërshen e Serie-A

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:07
​Maldini dhe Pioli

Milani do të vë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli dhe drejtorit teknik Paolo Maldini në rast se skuadra nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Derisa një përfundim në katërshen e Serie-A dhe do të konsiderohej një sezon i suksesshëm, eliminimi nga Interi dhe përfundimi në Ligën e Evropës do të përshkruante një histori krejtësisht të ndryshme.

Milani aktualisht ndodhet në vendin e pestë në tabelën e Serie A, derisa ka pësuar disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Megjithatë, ka ende shpresë, duke pasur parasysh se Juventusi, aktualisht i dyti dhe tetë pikë përpara kuq e zinjve, mund t'i hiqen disa pikë, e cila mund të jetë e mjaftueshme për ta ngritur Milanin përsëri në katër vendet e para të tabelës.

Nga ana tjetër, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, Milani mund të kapet edhe nga Roma, e cila aktualisht është dy pikë prapa me tre ndeshje të mbetura dhe në këtë rast, “La Gazzetta” shkruan se dyshimet do të fillonin të lindnin në planin afatgjatë dhe ata që mund ta pësojnë janë pikërisht Maldini dhe Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat