Cassano: Interi të luajë me të rinjtë ndaj Milanit, “Rossonerët” s’kanë asnjë shans

Futboll

Cassano: Interi të luajë me të rinjtë ndaj Milanit, “Rossonerët” s’kanë asnjë shans

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:22
Antonio Cassano

Antonio Cassano ka thënë se Interi do të duhej të luante me ekipin e të rinjëve për të humbur ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë zhgënjyen në ndeshjen e parë të derbit të tyre gjysmëfinal evropian, duke pësuar një humbje të dhimbshme 2-0 ndaj “Nerazzurrëve”.. Mungesa e Rafael Leaos dhe lëndimi i hershëm i Ismael Bennacer e la Stefano Piolin pa opsionet e duhura në fushë, duke lejuar Interin të bëjë një hap të rëndësishëm përpara drejt finales.

Fituesi duelit mes Interit dhe Milanit do të përballet me fituesin e sfidës mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në finalen e Stambollit muajin e ardhshëm, një përballje tepër e vështirë për secilën prej ekipeve të Serisë A.

Duke folur në “BoboTV”, Cassano sugjeroi që Milani nuk ka pothuajse asnjë shans për të mposhtur Interin dhe për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Interi duhet të luajë me ekipin e të rinjve, për t’u eliminuar. Dhe ekziston rreziku që edhe atëherë Milani të mos mund t'i mundë. Me Leaon apo pa, ndryshon pak, Milani është inferior ndaj Interit. Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel.”, ka thënë Cassano.

“Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që Interi të rliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjes së muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë.”, tha në fund ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat