Phil Jones - United pranë “divorcit!

Futboll

Phil Jones - United pranë “divorcit!

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:15
Phil Jones

Phil Jones - United pranë “divorcit!

Pas puthajse 12 vitesh “mbijetesë” në skuadrën e Manchester United, mbrojtësi anglez, Phil Jones do të largohet këtë verë nga “djajtë e kuq”, me 31-vjeçarin që do të largohet nga “Old Trafford”, si një lojtarë i lirë kur të përfundojë kontrata aktuale në fundin e sezonit.

Jones ka qenë pjesë e United, që prej vitit 2011, ku në këtë periudhë arriti të ishte pjesë e fitores së Premier League, Europa League, si dhe Carabao e FA Cup, mirëpo kurrë nuk arriti të ishte një protagonist i vërtetë me fanellën e “djajve”.

Në total Phil Jones luajti 229 herë për Manchester United, teksa kujtojmë se 31-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon për “djajtë”, ndërsa ndeshja e fundit e tij është regjistruar në përballjen e 2 majit të vitit 2022, përballë Brentford..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat