Gati oferta për kapitenin e West Hamit

Futboll

Gati oferta për kapitenin e West Hamit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:42
Declan Rice

Mancheser City raportohet se ka hequr dorë nga talenti i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham dhe është hedhur në sulm për kapitenin e West Hamit, Declan Rice.

Menaxheri i ‘Qytetarëve’ Pep Guardiola e preferon asin e West Hamit të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Manchester City do të bëjë ofertën për kapitenin dhe mesfushorin e West Ham, Declan Rice në afatin kalimtar të verës”, shkruan “Football Insider”.

Sipas këtij mediumi të njohur në ishull, Manchester City ka hequr dorë nga Jude Bellingham pasi është zbuluar se Real Madrid është favorit për të nënshkruar me yllin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat