Roma dhe Mourinho në ankth për Dybalan

Futboll

Roma dhe Mourinho në ankth për Dybalan

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:24
Mourinho e Dybala

Roma dhe Mourinho janë të shqetësuar për gjendjen e Paulo Dybala.

Argjentinasi nuk është ende në gjendje të stërvitet plotësisht për shkak të dhimbjes në kyçin e këmbës së dëmtuar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sot ai do të përpiqet të rikthehet në grup dhe portugezi do ta grumbullojë për ndeshjen kundër Bayer Leverkusen, më pas do të marrë një vendim së bashku me lojtarin.

Që nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Feyenoord në Holandë, Dybala ka luajtur vetëm një orë në Europa League dhe 45 minuta në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat