Martinez: Uniteti i grupit bëri diferencën

Futboll

Martinez: Uniteti i grupit bëri diferencën

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:32
Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka folur në mikrofonat e Sky Sport pas suksesit në derbi dhe kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve falë golit të tij.

"E di që nuk e kontrolloj emosionin ndonjëherë, por ka shumë histori në këtë lojë.

E ndjeva atë festë.

Ne bëmë një punë të shkëlqyer në të dyja ndeshjet", ka theksuar Lautaro.

Ai tutje tregoi edhe çfarë e frymëzoi Interin për të shkuar në finale. “Ishte uniteti i grupit që bëri diferencën:

E kam përjetuar këtë edhe në Botëror, kjo është e rëndësishme. Nëse keni një grup të bashkuar, gjërat janë më të lehta.

Ne kemi treguar se Interi e meriton këtë moment që është i rëndësishëm për secilin lojtar", ka shtuar Lautaro.

Ai ka pranuar faktin se suksesi me Argjentinën në Botëror e ka ndihmuar të përmirësohet. “Sa herë që luaj, përpiqem të përmirësohem dhe të ndihmoj shokët e skuadrës.

Pasi fituam Kupën e Botës, e dija se kishim një mundësi të madhe për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ja ku jemi.

Finalja? Kemi arritur në këtë moment, duhet të bëjmë maksimumin për sukses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat