Kimmich si Lewandowski

Futboll

Kimmich si Lewandowski

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:45
Joshua Kimmich

Joshua Kimmich dëshiron të largohet nga Bayerni.

Kapiteni i bavarezëve po mendon seriozisht të nisë një aventurë të re jashtë Bundesligës dhe sipas medieve spanjolle dëshira e tij është Barcelona.

Arsyet e lojtarit për t’u larguar nga Bayerni lidhen me problemet e shumta që klubi gjermani ka hasur së fundmi.

Nga kampionët e Gjermanisë u largua trajneri Nagelsmann dhe me ardhjen e Thomas Tuchel Bayerni u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Champions League.

I vetmi objektiv i mbetur është kampionati, me bavarezët që kryesojnë me një pikë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Të njëjtat raportime bëjnë me dije se drejtuesit katalanas kanë nisur menjëherë nga puna për të bërë realitet transferimin e Kimmich në “Camp Now”.

Kontrata e Gjermanit me Bayernin përfundon në verën e vitit 2025 dhe aktualisht vlera e mesfushorit në treg përllogaritet rreth 80 milionë euro.

Joshua Kimmich është pjesë e Bayernit që prej vitit 2015, teksa më parë në Bundesligë ka qenë pjesë e Leipzigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat