Zikaltërit nisin gjuetinë e biletave për në Stamboll

Futboll

Zikaltërit nisin gjuetinë e biletave për në Stamboll

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:12
Interi

Më 10 qershor do të luhet finalja e Champions League, ku deri më tani është kualifikuar vetëm Inter (mposhti Milan në gjysmëfinale).

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit ku do të zhvillohet finalja, me një kapacitet prej 75 mijë vende, secila nga dy ekipet finaliste do të ketë nga 20 mijë bileta në dispozicion për tifozët e saj.

Tifozët e Interit kanë nisur që tani nga gjuetia për një biletë, e cila do të variojë nga 70 deri në 700 euro.

Për tifozeritë e të dyja ekipeve do të jenë katër sektorë, me çmime të ndryshme: 70, 180, 490 dhe 700 euro. Gjithsesi, në Milano, që në momentin që Inter u kualifikua çmimet e biletave kanë nisur të rriten frikshëm.

Jo vetëm çmimet e biletave të finales por edhe ato të avionit, duke bërë që një paketë për 2 net në Stamboll të kalojë 1500 euro, përfshi edhe biletën e ndeshjes.

Prenotimet e linjave ajrore thuajse janë mbyllur për ato ditë të finales nga Milano në Stamboll, ndërkohë që shitja online e biletave do të nisë javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat