Një tjetër rekord për Ancelottin

Futboll

Një tjetër rekord për Ancelottin

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:33
Ancelotti e Guardiola

Me ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Manchester City, italiani do të bëhet trajneri me më shumë ndeshje në Champions League.

Ai do të parakalojë Sir Alex Ferguson me stolin e 50-të në “Etihad” me Real Madridin, por Milani mbetet skuadra evropiane “e tij” (73 paraqitje). Tashmë, rekordi i përgjithshëm i fitoreve të Ancelottit është 107, si dhe ai i trofeve; katër Champions League të fituar.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale kundër Manchester City bëhet paraqitja e 191-të për Ancelottin si trajner në Ligën e Kampionëve. Ai kalon kështu Sir Alex Ferguson në vendin e parë në këtë renditje speciale.

Pra, ajo kundër City është prezenca numër 191 e Carlo Ancelottit, i cili ka drejtuar 7 skuadra të ndryshme në Champions League. Paraqitja e tij e 50-të me Real Madridin i dha atij rekordin e ri, por Milani (deri tani) është skuadra me të cilën krenohet me më shumë stola në kompeticionin më të lartë evropian të klubeve:

CARLO ANCELOTTI NE CHAMPIONS

Real Madrid – 50 paraqitje

Milan – 73 paraqitje

Chelsea – 18 paraqitje

Bayern Munich – 12 paraqitje

Napoli – 12 paraqitje

Juventus – 10 paraqitje

PSG – 10 paraqitje

Parma – 6 paraqitje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat