Arrihet akordi Inter - Bastoni

Futboll

Arrihet akordi Inter - Bastoni

Më: 17 maj 2023 Në ora: 14:39
Pamje nga një ndeshje

Bastoni është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këto vite.

Qendërmbrojtësi i majtë 24-vjeçar ka qenë konstant me paraqitjet e jashtëzakonshme në fushën e blertë me fanellën zikaltër.

Përveç se është një mbrojtës solid, ai është gjithashtu tepër teknik dhe i shpejtë.

Kështu, ka një marrëveshje mes Interit dhe Bastonit për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028 me një pagë prej 5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Njoftimi zyrtar pritet së shpejti, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024, kështu që Interi nuk ka rrezikuar për të lënë në çastin e fundit çështjen e rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat