Neymar të Chelsea?

Futboll

Neymar të Chelsea?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:46
Neymar

Premier League raportohet se do të jetë e ardhmja e asit brazilian Neymar.

Reprezentuesi brazilian, në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga PSG-ja.

Mediet e huaja flasin për disa oferta në adresë të ish-yllit të Barcelonës, por Premier League mbase është destinacioni më i mundshëm për Neymarin.

Sipas “El Nacional”, Chelsea po përgatit ofertën në vlerë prej 60 milionë funte për transferimin e anësorit të PSG-së të cilin duan të transferojnë në ‘Stamfrd Bridge’ gjatë kësaj verë.

Neymar nuk ka qenë në formën më të mirë të tij gjatë sezoneve të fundit, dhe siç raportohet, PSG dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi brazilian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat