Kuli: Na e lehtësoi më shumë Malota

Futboll

Kuli: Na e lehtësoi më shumë Malota

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:29
Kuli

Kastrioti mori një fitore të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Egnatias, duke mbajtur gjallë shpresat për të mbijetuar. Zv. trajneri Bekim Kuli u shpreh se do të provojnë deri në fund.

Fitorja? Ishte e rëndësishme për të fituar duke parë klasifikimin. Kur Malota doli me të kuqe u bë më e lehtë.

E arritëm qëllimin falë Zotit. Dihen kualitetet e Egnatias. Sot ekipi ynë ishte në gjende të mirë dhe hera e parë që luajtëm me 3 mbrojtësa. Ishim efikas në atë që punuam gjatë gjithë javës

Mbijetesa? Është shumë e vështirë por po bëjmë maksimumin për të respektuar kampionatin.

Kemi bërë maksimumin edhe pse jo në fushën tonë dhe kjo na ka kushtëzuar.

Aty jemi gjithë kohën dhe jemi të kënaqur. Kjo shihet edhe në ndeshje”, tha Kuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat