Mourinho: Duam të fitojmë trofeun

Futboll

Mourinho: Duam të fitojmë trofeun

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:34
Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League, kundër Bayer Leverkusen.

Në konferencën e dhënë për mediet, portugezi dha një lajm shumë të gëzueshëm për tifozët “verdhekuq”, ndërsa bëri me dije se El Shaarawy, Dybala dhe Smalling janë të gatshëm për të luajtur.

“El Shaarawy, Dybala dhe Smalling, të tre janë të disponueshëm për këtë ndeshje”-deklaroi tekniku.

Më tej kreu i stolit të Romës theksoi se e duan shumë këtë trofe.

“E dua trofeun e Europa League, për tifozët dhe për lojtarët.”- u shpreh ndër të tjera Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat