Chiellini mbron Juventusin

Futboll

Chiellini mbron Juventusin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:03
Chiellini

Ai u largua nga Juve dy sezone më parë, por një kapiten është ende kapiten edhe mijëra kilometra larg. Giorgio Chiellini ende flet si zemra e Juventusit që rreh. Ish-mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, sot te Los Angeles FC në MLS, ka folur në mikrofonat e “Sky” për bardhezinjtë.

Në veçanti foli për çështjen e penalizimit me -15 pikë (rikthyer më pas, por jo ende vendim përfundimtar) dhe sezonin e komplikuar që e pa ish-skuadrën e tij si protagoniste në nivel korporativ dhe sportiv.

“Kanë qenë muaj të vështirë, një slitë emocionesh. Nuk e prisja as penalizimin, as që do të hiqej. I kam jetuar këta muaj me krenari dhe ndjenjë përkatësie, si dhe pafajësi. Ka një proces duke u zhvilluar, unë pres që gjithçka mund të ndodhë akoma, edhe nëse është e vështirë të gjesh një lidhje logjike”.

Për Chiellinin, pra, ky kampionat është shënjuar me parregullsi, mbi të gjitha për garën e Champions League: 

“Ky kampionat ka pak për të rregulluar, jo vetëm për Juventusin, por për të gjitha skuadrat që konkurrojnë për vendin e katërt në Serie A.

Në fund, Mourinho kishte të drejtë kur ngriti dyshimet për konfirmimin e penalitetit ndaj Juventusit.

Shpresoj që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe nëse do të kishte qenë më mirë që gjithçka të ishte zgjidhur para ose pas kampionatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat