Premier League drejt fundit

Futboll

Premier League drejt fundit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:54
Manchester City

Me Kampionatin anglez të futbollit, Premier League shumë pranë përfundimit të sezonit, Federata Angleze e Futbollit ka publikuar ditën e sotme, emrat e lojtarëve pretendentë për çmimin e “Lojtarit të Vitit” në elitën angleze.

Ekipet që dominojnë janë dy, me Manchester City e Arsenal që kanë nga 2 lojtarë në këtë listë.

Për “qytetarët” janë Erling Haaland e Kevin de Bruyne, ndërsa për “topçinjtë” në listë janë Martin Odegaard e Bukayo Saka.

Përsa i përket lojtarëve të tjera në garë për çmimin individual janë Harry Kane nga Tottenham, Marcus Rashford nga Manchester United dhe anësori i mbrojtjes së Newcastle, Kevin Trippier..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat