Baseli i Xhakës kërkon finalen sonte ndaj Fiorentinës

Futboll

Baseli i Xhakës kërkon finalen sonte ndaj Fiorentinës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:58
Pamje nga një ndeshje

Sot do të mësohen dhe ekipet finalistë të Conference League.

Vëmendja është te supersfida Basel-Fiorentina, ku vjollcët do të tentojnë përmbysjen e madhe.

Zviceranët fituan 2-1 një javë më parë, megjithatë nuk kanë siguruar ende biletën për në finale, për këtë arsye përqendrimi do të jetë maksimal.

Në duelin tjetër, West Ham përballet me holandezët e Alkmaar.

Anglezët fituan 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi por transferta holandeze pritet të ketë një tjetër histori.

Edhe pse në letër, West Ham konsiderohet favorite asgjë nuk është e sigurt në duele të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat