Gvardiol flet për spekulimet që e lidhin me Realin

Futboll

Gvardiol flet për spekulimet që e lidhin me Realin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:24
Josko Gvardiol

Josko Gvardiol është njëri nga mbrojtësit që skuadra të shumta evropiane po e monitorojnë situatën e tij te RB Leipzigu.

Thuhet se Real Madridi, Liverpooli e Manchester City kanë shprehur interesim në yllin kroat, i cili e ndihmoi Kombëtaren e Kroacisë që ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën e Botës Katar 2022.

Së fundmi, spekulimet që po e lidhin Gvardiol me Realin nuk kanë të ndalur, dhe tani 21 vjeçari ka folur për këtë gjë.

“Nuk ka nevojë për të shpenzuar fjalë për një klub kaq të madh. Gjithmonë do të ketë spekulime, por unë kam kontratë me Leipzigun deri në vitin 2027. Do të shohim”, tha Gvardiol.

Manchester City ende e dëshiron Josko Gvardiol dhe është i gatshëm që të hyjë në “luftë” ofertash me Realin për t’i siguruar shërbimet e tij. Gvardiol gjendet në listën e të preferuarve të Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat