Kimmich largohet nga Bayerni, Reali në sulm

Futboll

Kimmich largohet nga Bayerni, Reali në sulm

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:09
Kimmich

La Liga mund të jetë e ardhmja e mesfushorit të Bayern Munih, Joshua Kimmich.

Sipas “Sport1”, Real Madrid është i interesuar të nënshkruajë me Joshua Kimmich në afatin kalimtar të kësaj verë.

Mesfushori gjerman ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës ‘ bavarezëve’, por siç raportohet, ai është i pakënaqur me klubin që nga largimi i Nagelsmann.

‘Los Blancos’ janë duke e vëzhguar situatën e lojtarit tek gjiganti gjerman. Real Madridi tashmë po kërkon të gjejë pasuesin e Modric dhe Kroos, dhe me përvojën e mjaftueshme që ka, Kimmich shihet si lojtar ideal për të zëvendësuar njërin nga dyshja Modriq-Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat