Marquinhos nënshkruan kontratë të re deri në vitin 2028

Futboll

Marquinhos nënshkruan kontratë të re deri në vitin 2028

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:05
Marquinhos e Al-Khelaifi

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian, Marquinhos, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri në qershor 2028.

29-vjeçari, i cili iu bashkua klubit francez nga Roma, ka qenë me skuadrën e Ligue 1 që nga viti 2013.

Brazilian kishte nënshkruar për herë të fundit rinovimin e kontratës në janar 2020 dhe marrëveshja e tij skadonte në verën e vitit 2024.

“Ky është një moment shumë i veçantë për mua. Paris Saint-Germain ka treguar gjithmonë besim tek unë, dhe unë gjithashtu kam shumë besim te ky klub. Jam i bindur se do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në vitet në vijim”.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi shtoi: “Jemi shumë të lumtur që Marquinhos ka zgjatur kontratën me familjen Paris Saint-Germain. Më kujtohet kur iu bashkua klubit në moshën 19-vjeçare.

Që nga dita e pare tregoi përkushtim të madh dhe një shpirt fitues. Gjithmonë duke luftuar për fanellën e Paris Saint-Germain.

Talenti i tij futbollistik, përvoja dhe përkushtimi ndaj klubit janë të jashtëzakonshëm. E di që do të kemi shumë suksese të tjera së bashku, pasi historia e Marquinhos vazhdon me PSG-në.”

Pas largimit të Thiago Silvës në vitin 2020,

Marquinhos u bë kapiten i PSG. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë që kur u transferua në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat