Chiellini: Duhet të mbajnë Rabiot, ai është lider

Futboll

Chiellini: Duhet të mbajnë Rabiot, ai është lider

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:32
Chiellini

Pas ndeshjes së humbur nga Juventus-i në kohën shtesë kundër Sevilla-s në gjysmëfinalen e kthimit të Europa League, Giorgio Chiellini, ish-kapiten i bardhezinjve, i ka dhënë një këshillë Zonjës së Vjetër.

“Rabiot është i një kategorie tjetër, Juventus nuk mund ta humbasë”, ka thënë mbrojtësi duke folur për Sky Sport.

Një mesazh i qartë për merkaton e verës dhe të ardhmen e lojtarit francez që duket se është në dyshim mes rinovimit dhe lamtumirës së mundshme për shkak se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Chiellini ka shtuar për francezin: “Ka udhëhequr skuadrën gjatë sezonit, është një lider i vërtetë dhe e ka treguar këtë me fakte. Është afër skadencës, por Juventus duhet ta mbajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat