Vllaznia sfidon Tiranën në “Loro Boriçi”

Futboll

Vllaznia sfidon Tiranën në “Loro Boriçi”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:35
Pamje nga një ndeshje

Kampionati i futbollit të vajzave do të ulë siparin e sezonit të 14-të të hënën, me ndeshjet e javës së 18-të do të luhen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën dhe të hënën, ndërsa spikat pa dyshim klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana.

Pritet që shkodranet të shpallen zyrtarisht kampione për herë të 10-të në kampionatin shqiptar në sfidën ndaj Tiranës. Të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël dhe emocione, gola dhe lojë mjaft të bukur gjatë të gjithë këtij sezoni. Takimi është planifikuar të luhet ditën e hënë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër në ora 16:00.

Partizani do të presë në shtëpi ekipin e Kinostudios në javën e fundit, rivalen direkte për vendin e katërt në kampionat. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, për ta mbyllur me fitore këtë edicion. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Arena e Demave’ në ora 10:00. Apolonia do të udhëtojë drejt transfertës së Kukësit të dielën, një takim i lehtë në letër për fieraket në letër. Takimi është programuar të luhet të dielën në ora 16:00.

Në dy takimet e tjera të javës, Skënderbeu do të përballet në shtëpi me ekipin e Laçit të shtunën në ora 12:00, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi ekipin e Teutës, teksa sfida është planifikuar të nisë në ora 11:00. Myzeqaret duan të bëjnë surprizën në kampionat për herë të dytë në këtë edicion, ndërsa Teuta është pozicionuar tashmë në vendin e tetë në kampionat.

Ndeshjet e javës së 18-të e kampionatit të futbollit të vajzave:

Skënderbeu – KF Laçi 20.05.2023, ora 12:00

Lushnja – KF Teuta 20.05.2023, ora 11:00

Partizani – Kinostudio 21.05.2023, ora 10:00

Kukësi – Apolonia 21.05.2023, ora 16:00

Vllaznia – Tirana 22.05.2023, ora 16:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat