Tre yje të ekipit kundër taktikave të Allegrit

Futboll

Tre yje të ekipit kundër taktikave të Allegrit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 19:04
Allegri

Sipas “La Repubblica”, Juan Cuadrado, Angel Di Maria dhe Federico Chiesa ishin të pakënaqur me taktikat e Massimiliano Allegrit kundër Sevillas.

“Bianconerët” u eliminuan nga Liga e Evropës të enjten mbrëma, në gjysmëfinale të kësaj gare.

Qasja e lojës së dytë gjysmëfinale në “Ramon Sanchez-Pizjuan” nga Juventnusi, duket nuk i pëlqeu disa prej yjeve të këtij ekipi – të cilët e vlerësuan si qasje mbrojtëse.

Cuadrado kishte thënë në prag të ndeshjes se Juventusi “duhet të bëjë presion të lartë nëse trajneri na lejon”, por taktika e Allegrit ishte e kundërta dhe i pa “bardhezinjtë” të qëndrojnë “duarkryq” për pjesën më të madhe të lojës, pavarësisht barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Një pjesë e skuadrës nuk u pajtua me planet e Allegrit, duke përfshirë Cuadradon dhe Di Marian. Argjentinasi bëri një paraqitje zhgënjyese në Spanjë dhe ishte i pakënaqur pasi u largua në pjesën e dytë. Marrëdhënia e tij e ftohtë me trajnerin do të thotë që njëri prej tyre mund të duhet të largohet gjatë verës.

Cuadrado gjithashtu pritet të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të kontratës së tij në qershor, por të paktën një tjetër yll i Juventusit që nuk ndihet i qetë me vendimet e Allegrit, është edhe Federico Chiesa.

Italiani ka pasur vështirësi këtë sezon jo vetëm për shkak se ai vjen nga një dëmtim i rëndë në gju, por edhe sepse Allegri ka përdorur shpesh një sistem 3-5-2 që nuk i përshtatet karakteristikave të tij.

Sipas “La Repubblica”, Chiesa pritet të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm, por më herët ishte raportuar se ish-futbollisti i Fiorentinas ndihet i shkëputur nga Juventusi dhe po konsideron të ardhmen e tij, edhe për shkak të Allegrit.

Trajneri italian me Juventusin ka kontratë të vlefshem deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat