FC Iliria e fiton Kupën e katërt në histori pas një ndeshjeje spektakolare në Zvicër

Futboll

FC Iliria e fiton Kupën e katërt në histori pas një ndeshjeje spektakolare në Zvicër

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:13
FC Iliria

Futboll me zemër, a do të dëshironit diçka më shumë: 4:4 pas 90 minutash dhe 5:4 pas vazhdimeve.

Më pas, portieri Nicola Trittibach u bë hero i finales spektakolare së Kupës me tri pritje të penalltive për t’ia siguruar trofeun e më të mirit ekipit shqiptar FC Iliria në Zvicër në duel me skuadrën Subingen.

FC Iliria kishte triumfuar në Mal Solothurner Cupsieger në vitet 2016, 2019 dhe më 2021, para suksesit të fundit që e arriti në futbollin zviceran, shkruan mediumi zviceran “solothurnerzeitung”.

Kapiteni Alban Jahiu ishte prezent në katër sukseset e klubit shqiptar të Zvicrës në Solothunrner Adler.

Ishte pikërisht ai që e ngriti lart trofeun e më të mirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat