Tuchel: Ne i dimë pikat e forta të Leipzigut

Futboll

Tuchel: Ne i dimë pikat e forta të Leipzigut

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:17
Tuchel

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel foli së fundmi për garën e titullit të Bundesliga,

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes me RB Leipzig, Tuchel u shpreh se situatë nuk është aspak e lehtë, duke qenë se kryesojnë me vetëm një pikë diferencë nga Dortmund i vendit të dytë, ndërsa shtoi se duhet të fokusohen te vetja.

“Situata në tabelë nuk është e lehtë.

Receta më e mirë është të fokusohemi tek ne. Ne kemi një kundërshtar të vështirë përpara. Ne duam të bëjmë një paraqitje e mirë,

kjo është ajo që ka rëndësi, fitorja. Ne i dimë pikat e forta të Leipzig.

Nëse duam të kontrollojmë lojën, është e rëndësishme të parandalojmë kundërsulmet para se të ndodhin.”-tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat