Brentfordi shumë i fortë për Tottenhamin

Futboll

Brentfordi shumë i fortë për Tottenhamin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Tottenhamit dhe Brentfordit, ku ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 100 minutave lojë në stadiumin e Tottenhamit, ku 10 minuta ishin kohë shtesë, Brentfordi ka shënuar fitore si mysafir me rezultat 3:1.

Golat për Brentfordin i shënuan Mbeumo (minuta e 50’ dhe 62’) dhe Wissa (minuta e 88’), kurse golin e nderit te Tottenhami e shënoi Harry Kane në minutën e 8’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Brentfordi ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e nëntë, tani vetëm një pikë larg Tottenhamit që zë vendin e shtatë me 57 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Brentfordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat