Icardi ende zemrën tek Interi

Futboll

Icardi ende zemrën tek Interi

Më: 20 maj 2023 Në ora: 16:14
Icardi

Mauro Icardi e ka zemrën ende tek Interi. Ish-kapiteni i zikaltërve donte t’i dërgonte një mesazh inkurajimi Interit në kuadër të finales së Champions League kudnër Manchester City më 10 qershor.

Ai e bëri këtë gjë me rastin e pesëvjetorit të ndeshjes Lazio-Inter e cila përfundoi me rezultatin 2-3, një ndeshje që ktheu Interin në Champions League pas 6 vitesh mungesë.

“Pesë vjet më parë mund të themi se kemi arritur përsëri në majën e Evropës, duke u rikthyer pas shumë kohësh të vëshitra për të luajtur në Champions League.

Sot, pesë vjet më vonë, Interi është në finale. Fat të mbarë, të uroj gjithmonë më të mirat me gjithë zemër”, shprehet Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat