Nuk ekziston gjuha shqipe në protokollin e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Nuk ekziston gjuha shqipe në protokollin e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 maj 2023 Në ora: 17:39
Pamje nga finalja Makedonija GP - Struga TL

Sot po zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, mes skuadrës shqiptare, kampionit të ri Struga Trim Lum dhe asaj maqedone Makedonija GP.

Finalja po luhet në Shkup.

Skandal është protokolli i ndeshjes finale, pasi që aty ekziston vetëm gjuha maqedonase dhe jo edhe ajo shqipe.

Image

Protokolli i ndeshjes

Nuk ekziston dygjuhësia në protokoll të finales së ndeshjes! 

Si është e mundur kjo?

Ku është dygjuhësia?

Pse nuk respektohet kjo?

Ku janë gazetarët sportivë shqiptarë që nuk reagojnë në këtë rast, si Reshat Ibraimi, Shaban Sinani, Mahir Thaçi, Safet Ademi, Faton Zylbehari etj.

Ju duhet të kërkoni të drejtën në këtë rast! 

Të kërkoni të drejtën, të kërkoni dygjuhësinë dhe mos e heshtni këtë rast por alarmoni të gjithë sepse është e drejtë e pakontestueshme.

E dyta, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është Muhamed Sejdini, mandati i dytë i tij, gjithsesi ky duhet të luftojë, që edhe gjuha shqipe të jetë në protokoll dhe jo të lejohet ky diskriminim.

Z. Sejdini, ju e dini shumë mirë, se nga edicioni i ri elita e futbollit maqedonas ka pesë klube shqiptare: Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës. Shkupi, Voska Sport e Ohrit dhe Gostivari. 

Z. Sejdini, Ju jeni në mandatin e dytë, duhet që të kërkoni që gjuha shqipe të jetë në protokoll nga edicioni i ri 2022-2023.

Kjo është e drejtë e pakontestueshme.

E treta, skuadrat shqiptare dominojnë, tri skuadra janë në garat evropiane: Struga Trim Lum, Shkupi dhe Shkëndija.

Kjo nuk është e drejtë që gjuha shqipe të injorohet nga protokolli i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat