Aventura në vendlindje vazhdon, rinovon kampioni i botës

Futboll

Aventura në vendlindje vazhdon, rinovon kampioni i botës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:30
Lukas Podolski në mes

Lukas Podolski nuk kishte luajtur kurrë më parë në vendlindje, Poloni, dëshirë që e provoi në verën e vitit 2021 duke u transferuar te Gornik Zabrze.

37-vjeçari, autori i 130 ndeshjeve dhe 49 golave me kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën fitoi Kupën e Botës (2024), ka rinovuar kontratën.

Sulmuesi ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me klubin e Gornik Zabrze, që garon në elitën e futbollit polak.

5 gola dhe 9 asiste numëron Podolski gjatë këtij sezoni në kampionat.

Gornik ka zhvilluar një sezon pozitiv, duke u renditur përkohësisht në vendin e gjashtë në Ekstraklasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat