Milan kthen sytë nga Southampton

Futboll

Milan kthen sytë nga Southampton

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:50
Southampton

Pas eliminimit nga Champions League dhe kampionatit që nuk ka shkuar siç pritej, Milan po kërkon të përforcojë skuadrën.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “Djalli” ka kthyer sytë nga Premier League, më saktë nga klubi i Southampton.

 

Milan ka ndjekur me vëmendje dhe dëshiron që të afrojë në skuadër mesfushorin Carlos Alcaraz.

Megjithatë ky transferim ka për të qenë i ndërlikuar, pasi interes për 20-vjeçarin kanë shprehur edhe Benfica dhe Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat