Mourinho etiketohet si trajner me fat pasi arriti në finale të Ligës së Evropës

Futboll

Mourinho etiketohet si trajner me fat pasi arriti në finale të Ligës së Evropës

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:11
Jose Mourinho

Legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano, ka vazhduar grindjen e tij me Jose Mourinhon, ku pretendon se portugezi ishte shumë me fat që arriti finalen e Ligës së Evropës me Romën, duke eliminuar Bayern Leverkusenin në gjysmëfinale me vetëm një gol të shënuar në 180 minuta lojë.

Roma mundi Bayer Leverkusen me rezultat të përgjithshëm 1:0 për të kaluar në finalen e Ligës së Evropës, ku tani do të përballet me Sevillan. Kjo është paraqitja e dytë radhazi e Mourinhos dhe Romës në një finale evropiane, pasi ata fituan sezonin e parë të Ligës së Konferencës vitin kaluar.

Pavarësisht arritjeve të tij me Romën, ish-lojtari i Italisë, Antonio Cassano e ka etiketuar Mourinhon dhe klubin si thjesht 'me fat' që arritën në finalen e Evropës këtë vit.

Duke folur për talkSport, Cassano tha: "Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por në jetë, siç tha Napoleoni, është më mirë të jesh një komandant me fat sesa një i fortë. Dhe ai është shumë me fat, është mbresëlënës. Ai ta shpif, por duhet të thuhet se vitin e kaluar fitoi Konferencën dhe tani ka arritur në finale. Ne do të vazhdojmë për rezultate. Më duhet të flas për futbollin dhe të analizoj lojën. Një gjë mjaft e turpshme. Diçka që nuk mund ta kuptoni fare. Por çfarë do të thotë ai? Unë dola në finale, fitova, nuk më intereson për pjesën tjetër. Bravo Romë, por ata e bënë m*t."

Nuk është hera e parë që italiani sulmon trajnerin portugez. Muajin e kaluar ai kishte këshilluar ish-klubin e tij Real Madrid që të mos e konsideronte emërimin e Mourinhos si trajnerin e tyre të ardhshëm në rast se Carlo Ancelotti largohet nga puna. Ai madje vazhdoi deri në atë masë duke thënë se Mourinho nuk di asgjë për lojën.

Roma e Mourinhos ndeshjen e radhës e zhvillon të hënën në kuadër të Serie A-së, ku takohet me Salernitanën, me shpresat që ende nuk kanë humbur për një vend në top katërshen e elitës italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat