Fofana: Dua të fitojë gjithçka me Chelsean

Futboll

Fofana: Dua të fitojë gjithçka me Chelsean

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:20
Fofana

Esley Fofana i Chelsea-s, ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij nga Londra.

Fofana sipas medieve britanike, është në shënjestër të disa klubeve evropiane, por lojtari ka konfirmuar se nuk do të largohet nga ‘Stamford Bridge’.

Madje, ai thotë se dëshiron të qëndrojë gjatë tek Chelsea.

“Kam nënshkruar një kontratë të gjatë sepse më pëlqen projekti. Dua të fitoj gjithçka me Chelsean.

Është një klub i madh”, ka thënë Fofana.

“Sigurisht, unë jam këtu për një kohë të gjatë dhe jam shumë i fokusuar për të fituar gjithçka”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat