Skenderi pas triumfit në kupë: Është trofeu im i parë në karrierë

Futboll

Skenderi pas triumfit në kupë: Është trofeu im i parë në karrierë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:06
Skenderi

Skuadra e Makedonija nga Gjorce Petrov është fitues i Kupës së Maqedonisë për herë të tretë në histori, pasi sot mposhti Strugën Trim Lum me penallti (1-1 pjesa e rregullt, 2-0 penallti).

Emir Skenderi ishte njëri prej heronjve të skuadrës fituese. 23 vjeçari hyri në lojë në pjesën, ndërsa me golin e tij gjatë ekzekutimit të penalltive “luanët” fituan kupën.

“Jam shumë i kënaqur me kupën, pasi për mua kjo është kupa e parë.

Pastaj e fitova këtë trofe me ekipen ku e kam nisur karrierën e futbollit si fëmijë”, deklaroi Skenderi, ish lojtar i Struga Trim Lum.

23-vjecari ka një dedikim.

“Kupën ia dedikoj të gjithë familjes që më përkrahën në çdo moment, pastaj edhe shoqërisë që janë me mua”, theksoi Emir Skenderi.

Për shkak të fitimit të Kupës së Maqedonisë, Makedonija GJP do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat