Derbi shqiptarësh në fushë

Futboll

Derbi shqiptarësh në fushë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:11
Logo e Napolit dhe Interit

Napoli pret në “Maradona” skuadrën e Interit për javën e 36 të Serisë A italiane.

Për napolitanët, kampionati ka përfunduar me titullin kampion, por zikaltërit kanë ende objektiv kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Sa i përket rreshtimeve, Spaleti i ka dhënë hapësirën më të mirëve, duke mos preferuar ndryshime.

Titullar nga ana tjetër, do të jetë Asllani i cili gjen përballë Rrahmanin në derbin e shqiptarëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI: Meret, Di Lorenco, Rrahmani, Kim, Olivera, Anguisa, Lobotka, Zielinski, Kvaratskelia, Osimhen, Elmas
TRAJNER: L. Spaleti

INTER: Onana, D’Ambrosio, De Vraj, Bastoni, Belanova, Barela, Asllani, Galiardini, Gosens, Lukaku, Korrea
TRAJNER: S. Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat