Vlerësohet maksimalisht shqiptari, ia bëri të qartë serbit

Futboll

Vlerësohet maksimalisht shqiptari, ia bëri të qartë serbit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:22
Empoli

Empoli mori një fitore të thellë në kampionat, duke mundur me rezultatin 4:1 Juventusin.

Titullar e nisi Ardian Ismajli, i cili u aktivizua për 90 minuta duke qenë edhe nga më të dalluarit në fushë.

Mediat italiane e vlerësojnë me 6.5 mbrojtësin e Kombëtares sonë, duke vënë në pah pozicionimin e tij  në mbrojtje dhe pamundësinë e Vlahoviç për t’u treguar i rrezikshëm para portës.

“Markim i ashpër, kërcënon Vlahoviçin dhe i vë kufij. Ia bën të qartë Vlahoviqit se nuk mund të kalojë në ato zona dhe së bashku me shokun e skuadrës, Luperton e bën të pakalueshme zonën e penalltisë”, shkruhet në vlerësimin për Ardian Ismajlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat