Silva: Kemi edhe dy finale

Futboll

Silva: Kemi edhe dy finale

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:09
Silva

Një prej protagonistëve të sezonit të Mançester Sitit, Bernardo Silva, u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës, pas sigurimit të titullit të Premier Ligës, që të ruajnë urinë e tyre deri në fund të sezonit, kur të luajnë edhe dy finalet, atë të Kupës FA kundër Junajtidit dhe Interit në Champions.

“Është një ndjesi e shkëlqyer që të fitosh tre tituj radhazi dhe pesë në gjashtë vitet e fundit.

Ka shumë skuadra që mund ta fitojnë atë, kështu që ajo që ne kemi arritur këto vitet e fundit është me të vërtetë fantastike.

Është historike, sepse jo shumë skuadra kanë arritur ta bëjnë.

Tani ne mund ta shijojmë atë me tifozët dhe pastaj mendojmë për finalen e Kupës FA dhe të Ligës së Kampioneve.

Ne duam që t’i fitojmë të tria. Do të punojmë shumë dhe do të bëjmë më të mirën tonë derisa t’i marrim ato trofe. Do të jemi konkurrues dhe të respektueshëm në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Nëse ne heqim spinën, atëherë do të jetë e vështirë ta ndezim për dy finalet. Të gjithë ishin fantastikë, nga stafi te trajnerët”, tha mesfushori portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat