Saka: Ky klub ka qenë një familje për mua që kur isha tetë vjeç

Futboll

Saka: Ky klub ka qenë një familje për mua që kur isha tetë vjeç

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:24
Bukayo Saka

Pas një sezoni të shkëlqyer, Bukayo Saka ka zgjatur kontratën me Arsenalin.

Reprezentuesi anglez ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenalin, ka njoftuar martën klubi i Premier Leagues. 

Sulmuesi anglez ka luajtur një rol kyç në shtytjen e klubit drejt titullit këtë sezon, po që në fund nuk ia doli. Saka duke shënuar katërmbëdhjetë gola në të gjitha garat si dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asistime. 

"Ky klub ka qenë një familje për mua që kur isha tetë vjeç.

Më ka dhënë gjithçka dhe unë kam kthyer gjithçka. Jam i lumtur të qëndroj këtu dhe të jem këtu për të ardhmen, sepse me të vërtetë besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha", ka thënë futbollisti. 

Për mbetjen e Sakas te klubi ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. 

Ruajtja e talentëve të rinj është çelësi për përparimin tonë të vazhdueshëm. Përveçse një talent fantastik, Bukayo është një person i veçantë", ka thënë spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat