Skuadra e Manchester United kërkon një mesfushor me përvojë

Futboll

Skuadra e Manchester United kërkon një mesfushor me përvojë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:49
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Manchester United është gati të paguajë 60 milionë euro për të rrëmbyer nga Chelsea mesfushorin e kombëtares angleze Mason Mount.

Ky i fundit ka ende edhe një vit kontratë me “blutë” e Londrës, por mund të largohet këtë verë duke qenë se aktivizohet shumë pak.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, skuadra e Manchester United kërkon një mesfushor me përvojë dhe Mount është profili i duhur për trajnerin Erik Ten Hag.

Ai synon të ndërtojë një skuadër që të jetë pretendente si në kampionat ashtu dhe në Europë sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat